VIDEO/ Basha: Kushte të jashtëzakonshme, Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit nga Rama

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka nisur takimin me gazetarët në selinë e PD-së, për krizën politike në vend dhe zhvillimet e orëve të fundit. “Këtë bashkëbisedim, - tha Basha, -  po e organizojmë në kushte të jastëzakonshme, kur Shqipëria po shkon drejt grushtit të shtetit nga Edi Rama me ndihmën e narkomafias...

Se ku ndodhet ku bashkëpunim, mjafton të shohim vendimin e njërit prej vendeve themeluese të BE, Hollandës, e cila ka dhënë qartë arsyet pse refuzon integrimin e Shqipërisë: mungesën e luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Po ashtu, figura të lartë në Francë, Belgjikë, Britani, Zvicër, Itali, Greqi e SHBA, tashmë kanë një radiografi të plotë se ç’ka ngjarë në Shqipëri gjatë sundimit të Edi Ramës.

Pasi futi në Parlament, 19 deputetë  pa asnjë ditë stazh në PS, por me vite stazh në burgje jashtë vendit, ata mbroheshin nën mandatin e deputetit.

Nga kanabisi kaluan tek heroina. Nga heroina tek kokaina dhe nga konaina tek paratë e pista. Shqipëria sot nuk prodhon asgjë, nuk eksporton asgjë me vlerë.

Qindra milionë euro i dhanë Ramës fuqinë për të ndikuar në ekonominë e vendit. Në këtë vend u asgjesua e drejta për të punuar dhe jetuar, se s’mund të bëhej pa lejen dhe bekimin e Ramës, në shkelje të çdo norme juridike.

Kushdo që kërkon të bëjë progres, nga profesionisti, tek financieri, juristi, mjeku, gjen dhjetra pengesa, sepse të vetmit që çajnë në këtë Shqipëri të Edi Ramës janë oligarkët që kanë kapur edhe mediat.

Procesi i Emiljano Shullazit është bërë si udhëtimi i Odisesës, kurse Dritan Dajtit i është ulur dënimi.

Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të Presidentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. E gjithë logoreja e sotme ka vetëm një qëllim, të çfokusojë vëmendjen tuaj, vëmendjen e opinionit publik nga fakti që ne kemi në krye të vendit dikë që është kapur me presh në duar, një njeri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar.

Mos kini asnjë iluzion: farsa e sotme që u nis me shkarkimin e Presidenti, por vazhdon me një Rezolutë qortim apo pendim të Ramës është pjesë e këtij teatri kur Rama ju ka zhytur ju, studentët, pedagogët, artistët, pedagogët dhe vogëlushët shqiptarë. Ka nevojë të largojë vëmendjen nga fakti që është kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe paratë tuaja, për t’ua dhënë atyre një grushti njerëzish.

Vijon...