Përse u zhduk një qytetërim i tërë?

Katër mijë vite më parë qytetërimi i cili njihet me emrin Harappan lulëzoi përgjatë lumit Indu në Pakistan. Në vitet 1800 para Krishtit ata braktisën qytetet e tyre për t’u vendosur në fshatrat kodrinorë të Himalajeve.

Ky mister i migrimit të tyre nuk ka qenë zbuluar për vite me radhë deri më sot. Harappanët ishin të lidhur me kulturën e bronzit.

Ata ndërtonin qytete të mëdha të cilat planifikoheshin mjaft mirë si arkitekturë. Ata kishin struktura impresjonuese për menaxhimin e ujit. Dhe ata merreshin me kultivime bimësh dhe agrikulturë si një ndër aktivitetet parësore për ta.

Për të kuptuar edhe m tepër një nga studiuesit ka marrë një substancë nga deti Arabik për të studiuar e analizuar foraminiferën e cila është një organizëm 1 qelizor të cilat në varësi të ngjyrës së tyre tregojnë shumë edhe për ndryshimet ndër vite që ka bërë habitat i tyre.

Nga analizat doli se musonet uleshin gjatë verës ndaj edhe vendoseshin në kodrat e Himalajave ku edhe kishte reshje të shumta shiu gjatë verës. Ata braktisën kulturën e një agrikulture shoqëruar me përmbytje për një kulturë agrikulture ku kishte thjesht reshje të vazhdueshme shiu por nuk kishte më kurrëfarë rreziku për përmbytje dhe jeta e tyre ishte më e sigurt dhe më e lehtë në shumë drejtime.

Ata nuk ditën të bënin art dhe as nuk ditën të shkruanin por u morën vazhdimisht me agrikulturë për të jetuar bashkë edhe një tjetër mijë vjeçar.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net