FOTO/ Milani bën goditjen e parë në merkato

Në pritje të prezantimit të kupolës së re drejtuese, Milani ka bërë edhe goditjen e parë në merkato, duke veshur kuqezi mesfushorin boshnjak të Empolit, Rade Krunic.

Ky i fundit ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm me toskanët, duke shënuar 5 gola dhe asistuar për 7 të tjerë, në 33 ndeshje të luajtura në kampionatin italian.

Kartoni i Krunic do t’i kushtojë Milanit 6 milionë euro, plus dy të tjera në formë bonusesh lehtësisht të arritshme, ndërsa për boshnjakun, kuqezinjtë thyen konkurrencën e Genoas dhe Torinos.