EMRI/ Ja kush është viktima e vrasjes në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç ku pas të shtënave me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person.

Sipas burimeve raportohet se viktima është Viktor Shkorreti 22 vjeç.

Ende nuk është bërë identifikimi autorit dhe policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plotë të kësaj vrasje.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Laçit.

Gjithashtu nuk janë ende të qarta motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë. Në Laç ndodhen shumë pelegrinë për natën e Shna Ndout.