", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

ZYRTARE/ Real Madrid kryen tjetër transfertë të madhe, Perez po i frikëson të gjithë!

Real Madrid ka kryer një tjetër transfertë të bujshme.

Pas Luka Jovic dhe Eden Hazard, Real Madrid ka siguruar edhe mbrojtësin e Lyon, Ferland Mendy.

Në një deklaratë për mediat, klubi madrilen ka bërë të ditur se Ferland Mendy ka nënshkruar me Realin një kontratë deri në 2025-ën, shkruan SYRI.net.

"Real Madrid ka arritur marrëveshjen me Lyon për transferimin e Ferland Mendy. Lojtari ka nënshkruar me klubin deri në 2025-ën. Mendy do të prezantohet 19 qershorin e ardhshëm në orën 13:00".

Real Madrid e ka blerë francezin për 48 milionë euro, plus 5 milionë në formë bonuse.