Shaqiri nis pushimet: Koha për të mbushur baterinë!

Xherdan Shaqiri fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin për herë të dytë në karrierën e tij.

Futbollisti shqiptar luajti një rol të veçantë në këtë triumf të skuadrës angleze, sidomos në përmbysjen e çmendur në gjysmëfinale kundër Barcelonës.

Pas ndeshjeve me Zvicrën, Shaqiri ka falënderuar për mbështetjen para se të fillojë pushimet.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e mahnitshme gjatë gjithë sezonit! Tani është koha që unë të mbush baterinë time!”, ka shkruar Shaqiri.