FOTO/ Si rrallëherë, Gold Ag ka publikuar pamje nga shtëpia e tij

Reperi Gold Ag ka vite që është pjesë e estradës muzikore, ku pas vetes numëron një numër të madh projektesh të realizuara.

Si rrallëherë, ai ka publikuar në Instagram pamje brenda një nga ambientet e shtëpisë së tij.

Gold Ag është një nga këngëtaret që është mjaft aktiv me koncerte të shumta, si brenda por edhe jashtë vendit.

Por, krahas kësaj ai shpesh i bashkohet dhe nismës së organizuar nga Halil Kastrati, ku dhe bashkë me Capital T ndihmojnë familjet në nevojë.

Sa i përket projekteve muzikore, ai i fundit nga këngëtari është “Mirupafshim oj Medine”, i cili erdhi në bashkëpunim me Kreshnik Avdiun.