FOTO/ E pyeti nëse do e mësojë djalin të urrejë Serbinë, Almeda nxehet me fansin
Almeda Abazi një muaj më parë u bë nënë për herë të parë e një djali që e pagëzoi me emrin Efehan.
Ish-Missi nuk ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale pasi siç duket i është dedikuar plotësisht rritjes së djalit.
Mirëpo, ditën e djeshme ajo i është përgjigjur pyetjeve të fansave dhe ka zbuluar një sërë të rejash për mëmësin, por edhe jetën e saj private.
Njëri nga fansat e Almedës i ka përmendur asaj Serbinë dhe e ka pyet se nëse ajo do ta mësojë të birin të urrejë atë.
Siç duket Almedës nuk i ka pëlqyer pyetja dhe i ka kthyer menjëherë një përgjigje mjaft të prerë.
“Do ta mësosh Efehan të urrejë Serbinë aq shumë sa e urren ti?”, e pyet fansi.
"Unë as që e di se çfarë është urrejtja. Mjaft më dërguat këto mesazhe idiote”, ka përfunduar Almeda.