Greqia s'pranon të sjellë në Shqipëri, urdhëruesin e vrasjes së Komisarit Artan Cuku

Gjykata e Lartë greke ka hedhur poshtë kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e Bledar Jambellit.

Ky i fundit eshte i dyshuar dhe i akuzuar nga Prokuroria e Krimeve te Renda si porositës i vrasjes se ish drejtuesit të lartë të policisë shqiptare Artan Cuku.

Vendimi është dhënë gjatë ditës së sotme dhe autoritetet shqiptare janë njoftuar mbi vendimin e Gjykatës greke.