Njihuni me 'përbërësin yll' në ujërat e Alaskës, algat e detit

Rritja e ndërgjegjësimit për krizën klimatike dhe një ndryshim në dietat tona ushqimore e kanë kthyer bujqësinë e leshterikëve në një industri e cila është vazhdimisht në rritje dhe po shkon drejt lulëzimit të vazhdueshëm.

Ndërsa fermerët në pjesën më të madhe të SHBA e kalojnë pranverën me durim duke pritur që të korrat e tyre të piqen, një grup i vogël fermerësh detarë kanë nisur një mision në ujërat e ftohta të Alaskës ku edhe kanë filluar mbjelljen dhe kultivimin në masë të leshterikëve si një burim i sigurt dhe i mirë të ardhurash.

Kërkesa e madhe për alga deti, nga oqeani Paqësor, ka iniciuar një biznes të ri i cili ishte vetëm imagjinatë në vetëm 5 vite më herët ndërsa sot është kthyer në realitet.

Ndërsa bota ka pësuar dukshëm ndryshime në klimën e saj e ndërsa njerëzit përherë dhe më tepër po orientohen drejt dietave me bazë bimore është arritur në përfundimin se algat e detit të cilat po kultivohen pasivisht janë produkti më i ri dhe i çmuar për konsum.

Marrë nga: theguardian.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net