Shënoi golin e parë ndaj Moldavisë, Sokol Cikalleshit i ‘hapen dyert’ në Turqi

Shqipëria fitoi mbrëmjen e djeshme ndaj Moldavisë me rezultatin  pastër 2-0, duke marrë pikët e para nën drejtimin e Edi Rejës.

Golin e avantazhit për Shqipërinë e shënoi Sokol Cikalleshi, goli i parë ky me fanellën e Shqipërisë në ndeshje zyrtare.

Në Turqi, vëmendjen më të madhe e ka marrë pikërisht sulmuesi nga Kavaja, duke qenë se kartonin e tij e ka Akhisarspori që këtë sezon ra nga kategoria.

Me shumë mundësi Cikalleshi do të kërkojë një aventurë të re në tokën turke, me një skuadër të re.

Cikalleshi e njeh mirë futbollin turk, pasi prej vitesh aktivizohet atje, ndërkohë që goli i shënuar mund t’i hapë edhe dyer të reja.