Diell, reshje lokale dhe breshër/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

RESHJET

Nesër (e mërkurë dt.12) priten reshje lokale në disa qarqe, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia (ndonëse shumë e vogël) që në zona shumë të kufizuara të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Lindje gjatë pasditeve.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.12) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 19 / 31 °C

në vendet e ulëta: 18 / 33 °C

në vendet malore: 13 / 29 °C

ERA

Nesër (e mërkurë dt.12) era do të fryjë e lehtë deri mesatare.