", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Puthje dhe përqafime, Bill Clinton midis qytetarëve rrugëve të Prishtinës

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton nisi sot vizitën e tij të rradhës në Kosovë, ku ndodhet me rastin e 20-vjetorit të Çlirimit.

Ai ka dalë në këmbë në rrugët e qytetit të Prishtinës ku është pritur me përqafime nga qytetarët.

Clinton mbërriti mëngjesin e sotëm në Prishtinë së bashku me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright të ftuar në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s.

Sekretari i Clintonit, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës. 

Ish-presidenti Clinton ka patur një rol vendimtar në çlirimin e Kosovës dhe më pas pavarësinë e saj.