VIDEO/ Shqipëria fitore ‘ngushëlluese’ përballë Moldavisë, Reja merr pikët e para

Shqipëria arriti të marrë një fitore të vështirë ndaj Moldavisë duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikimin në Kampionatin Europian Euro 2020.

Skuadra kuqezi mposhti me rezultatin 2-0 moldavët në një atmosferë të “vakët” në “Elbasan Arena”.

Golin e parë të takimit e realizoi Cikalleshi i cili në minutën e 66’ nuk e kishte të vështirë për të shënonte me portën e boshatisur pas asistit të marrë nga Roshi.

Minutat e mbetura prodhuan raste të arta për kuqezinjtë por nuk u shfrytëzuan, përpara se Ramadani të realizonte një supergol në hyrje të zonës.

Kjo është fitorja e parë për Edi Rejën në stolin e përfaqësueses së Shqipërisë.