‘Rama mori ‘qokën’/ Ylli Rakipi: 'Juncker foli në avujt e alkoolit'

Deklarata e Jean Claude Juncker se zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen sigurisht që ka habitur askënd që njeh dashurinë që kreu i Komisionit Europian ka për pijen.

Sigurisht që nuk ka habitur as analistë në vend.

Nga studion e emisionit “Dritare me Rudinën”, gazetari Ylli Rakipi e quajti deklaratën e Juncer si deklaratë nga një person që flet nën avujt e alkoolit e është në fund të mandatit të tij, ndërsa për Ramën tha se është nga ata politikanë, i zoti të marrë qoka.

“Vizita e Ramës vjen në në një ditë të keqe, bëhet për të marrë ndonjë benefit. Ndërsa Juncer njihet që fjalitë i lëshon sipas avujve të alkoolit. Ai e ka mbaruar funksionin, pritet ta zëvendësojë dikush tjetër. Rama është në fund të krediteve të veta dhe kërkon të takojë këta pleqtë e Europës. Megjithatë mund të them se Rama është i zoti të marrë qoka”, tha Rakipi.