Në Kinë zhduken më shumë se 1.300 të moshuar çdo ditë

Më shumë se 1.300 të moshuar zhduken çdo ditë në Kinë, saktësisht 500,000 të moshuar në vit, kjo sipas një raporti të ri tronditës, të publikuar nga “CNN”..

Të moshuarit e moshës 65 vjec përbëjne gati 80% të rasteve të personave të humbur, sipas Institutit të Asistencës Sociale, në kuadër të Ministrisë së Punëve Civile.

"Ky është padyshim një numër i madh dhe një problem social që ne nuk mund të përballojmë apo ta injorojmë", tha president i institutit Zhongmin, Uang Zhikun,  të dielën.

Rreth 25% e personave të zhdukur ishin diagnostikuar me çmenduri, ndërsa 72% kishin pësuar një lloj dëmtimi të kujtesës, sipas raportit.

25% e tyre që u gjetën pasi u raportuan të humbur, u zhduk më pas përsëri, shtoi raporti.