Meta sfidon Ramën: Ai e di që unë nuk kam frikë ...

Gjatë konferencës së tij për mediat, presidenti Ilir Meta, duke komentuar deklaratat e kreut të qeverisë, se vendimi i tij erdhi si pasojë e frikës së reformës në drejtësi, u shpreh se frikë ka vetëm nga përgjegjësia para popullit nga detyrat që ka.

“Nëse ka një njeri që e di që unë s’kam frikë është Rama. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia para popullit dhe nga detyrat që kam. Dhe detyra që kam është shumë e lartë. Reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus  e ka falë ndërhyrjeve që kam bërë për atë konsensus se ndryshe sot Shqipëria as rekomandimin për nisje të negociatave nuk do e kishte”, deklaroi kreu i shtetit.