Eliminatoret EURO 2020/ Sfidat interesante që do të luhen sot

Edhe ditën e sotme do të luhen disa ndeshje të vlefshme për fazën e grupeve eliminatore të EUIRO 2020, njofton Syri.net.

Përveç sfidës së kuqezinjve tanë me Moldavinë, janë edhe disa përballje interesante që ka rezervuar mbrëmja e sotme.

Italia do të presë në fushën e saj Bosnje-Hercegovinën, ndërsa kampionia e Botës, Franca, do të ketë një transfertë të lehtë në Andorrë.

Gjermania në fushën e saj do të ketë punë me Estoninë, Belgjika me Skocinë, apo interes paraqet sfida e grupit tonë, Islandë-Turqi.

Më poshtë mund të shihni ndeshjet që do të luhen sot dhe oraret.