Rashica: Besuam se mund ta fitonim ndeshjen!
Milot Rashica foli pas fitores 3-2 të Kosovës përballë Bullgarisë në eliminatoret e Euro 2020.
Në një reagim për “Superspot”, ylli i Kosovës u shpreh i lumtur për fitoren.
Si çdo ndeshje, edhe këtu i patëm rastet. Nuk shënuam më herët, e kthyem nga 2-1, dhe jemi shumë të kënaqur. Goli në minutat e fundit, e bën më të shijshëm këtë fitore. Dhamë gjithçka nga vetja, deri në fund. Kemi kohë që i kemi ndërprerë stërvitjet me klubet, kemi pasur shumë udhëtime. Por, me këtë fitore tani gjithçka ja vlen.
Çfarë ju bën të besoni në përmbysje të rezultatit?
Të gjithë e kemi ditur që nuk kemi ardhur këtu për 1 pikë. Kemi ardhur për fitore, por do e pranonim edhe një barazim. Momenti kyç ishte goli i dytë, aty e morëm energjinë, dhe sulmuam deri në momentin e fundit. Tifozët, lojtarët nga stoli, të gjithë kemi besuar se mund të kthejmë dhe në fund ia dolëm të marrim një fitore.