Nishani në SYRI TV: Meta ruajti unitetin e popullit. Ai është interpretuesi i parë i Kushtetutës

Ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka komentuar në Syri Tv, situatën e fundit politikë ne vend, ku Presidenti Ilir Meta ç’dekretoi vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor

“Gjithkush ka të drejtë të ketë fajalnë e tij, të bëjë analizën e tij, por askush që nga kryeraeri i qeverisë dhe përfaqësues të politikës nuk kanë tagrin kushtetues të bëjnë gjykim mbi një vendim të Presidentit.

Sepse Presidenti i Republoikë është i paraparë si interepretuesi i parë u Kushtetutës.

Interpretuesi i parë sipas Gjykatës Kushtetuese është Presidenti, dhe përfundmitar është Gjykata Kushtetuese

Ai ka bërë interpretimin e tij sipas Kushtetutës.

Ka shfrytëzuar tagrin e tij kushtetues, ka nxjerrë një dekret dhe e ka ç’dekretuar

Dhe gjithkush që nuk ka mospajtim shkon të Presidenti i Republikës.”

I pyetur nëse ky është akt politik apo i një shtetari, ish Presidenti Nishani u përgjigj

‘Presidenti i Repubkikës i ka të dyja anët e medaljes ka edhe gjykimin politik edhe atë të një shtetari

Sjellja politikë nuk është vetëm partizane por edhe në kuptimin politik

Në aspektin kushtetues ka përmbushuar dy nga detyrat thelëbësore që ka Presidenti i Republikës

Ka si detyrim nr 1 kushtetues përfaqësimin e unitetit të popullit dhe duhet të garantojë unitetin e popullit që e ka bërë duke e lënë të çohet në përplasje civile

Ka garantuar pluralizimin në Shqipëri.

Nese në kthemi në një sietemi monist atëherë kthehemi pas në kohë”, tha Nishani