Ancelotti merr James Rodriguez te Napoli, mungon vetëm zyrtarizimi

Trajneri italian, Carlo Ancelotti i ka komunikuar drejtuesve të Napolit se dëshiron të ketë James Rodriguezin në skuadër sezonin e ardhshëm.

Mesfushori kolumbian sapo ka përfunduar huazimin e tij 2-vjeçar te Bayern Munchen dhe është rikthyer përsëri te skuadra e Real Madridit.

Sipas mediave italiane, marrëveshja mes lojtarit dhe klubit napoletan është arritur, teksa kanë mbetur vetëm detajet e fundit.

Për kartonin e James, Napoli pritet të derdhë në arkat e madrilenëve 30-35 milionë euro, por nuk përjashtohet edhe një kalim me formulën e huazimit.