Deputeti i Ramës ndahet nga tufa/ ‘Ju bëj thirrje kolegëve të frenojmë të çmendurin Rama

Largimin e Edi Ramës e kërkojnë edhe deputetët e emëruar nga vetë ku i fundit, pasi opozita dogji mandatet.

Deputeti Lefter Maliqi bën thirrje për të ndaluar të çmendurin Edi Rama, pasi po e çon Shqipërinë në humnerë.

Reagimi i Lefter Maliqit:

I bëj thirrje deputetëve të Opozitës së re, nëse s’jeni kukulla të Edi Ramës, largohuni çdo pazari politik qe mund te bëjë me ju për çmendurin e tij të radhës për Shkarkimin e Presidentit.

Nese keni vlera e dinjitet vendi të kaloj në zgjedhje të parakohshme me ndryshim sistemi zgjedhor.

Kalorësi i Rilindjes ti vere fre kalit se po e çon në humnerë.

Kalorësi spo i shërben as socialistëve as shqiptarëve, arroganca, ironia, hipja e vetes ne qejf po e çon nga dështimi në dështim.

Kalorësi ka frikë nga zgjedhjet pasi parandien humbjen e sigurt.

Presidenti tregoj qe është burrë shteti pasi shmangu përplasjen civile dhe kthimin e vendit në Diktature.