Sagrada Familia e Barcelonës rimerr punimet pas 137 vjetësh

Barcelona më në fund ka dhënë një leje ndërtimi për një nga atraksionet më të famshme turistike, 137 vjet pas hedhjes së gurit të parë.

La Sagrada Familia (Familja e Shenjtë) ka marrë një licensë të premten, duke i mundësuar asaj vazhdimin e punimeve deri në vitin 2026.

Është e paqartë pse kisha, e projektuar nga arkitekti spanjoll Antoni Gaudi, nuk kishte një leje ndërtimi më parë, shkruan BBC.

Licenca shtatëvjeçare do të mbulojë ndërtimin deri në përfundim, e planifikuar për vitin 2026 për të përkuar me 100 vjetorin e vdekjes së Gaudit.

Rreth 4.5 milionë njerëz vizitojnë Sagrada Familia çdo vit, me 20 milionë njerëz të tjerë që vizitojnë zonën vetëm për të parë atë.

Faza e fundit e ndërtimit do të bazohet në modelet e ndërtuara të Gaudit dhe kopjet e vizatimeve të tij origjinale, të cilat u shkatërruan gjatë një zjarri në 1930./F.H/SYRI.NET