De Ligt tregon bisedën me Ronaldon pas finales së Ligës së Kombeve: Më tha eja te Juventusi

Matthijs de Ligt ka zbuluar se Cristiano Ronaldo i kërkoi atij t’i bashkohet Juventusit, në një bisedë në fushë pas finales së Ligës së Kombeve.

Pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, Ronaldo dhe De Ligt u panë duke qeshur, prandaj qendërmbrojtësi i Ajaxit u pyet se çfarë kishte biseduar me sulmuesin e Juventusit.

“Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit”, tha De Ligt.

“U trondita pak nga kjo pyetje, prandaj qesha. Nuk e kuptova atë në fillim”, shtoi ai.

Për De Ligt janë në garë shumë klube të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën, Manchester City dhe Bayern Munich.