Heqja e mandatit të Roshit, Selamit e Tahirit, reagon SHBA: Mesazh për kriminelët e zgjedhjet e ardhshme
Menjëherë pas vendimit të KQZ-së për heqjen e mandateve të Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit, ka reaguar ambasada e SHBA-së në Tiranë.
Me një mesazh publik, ambasada e SHBA thotë se ky është një mesazh për të gjithë kriminelët që mund të mendojnë se mund të jenë kandidatë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Reagimi i plotë i ambasadës së SHBA në Tiranë:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kërkesën e Prokurorit të Përgjithshëm për t'i hequr mandatet tre politikanëve, Elvis Rroshit, Shkëlqim Selamit, dhe Dashamir Tahirit, nën ligjin e dekriminalizimit.
Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit. Personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve.