Ironia e gazetarit: Ky Astriti po vazhdoi kështu, teta Anetës do i thërrasë mami

Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, kreu i Bindja Demokratike, Astritz Patozi, e cilëson vendimin e presidentit Ilir Meta për të çdekretuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, si një akt që nuk ka lidhje me Kushtetutën, por që vjen pas deklaratës së zyrtarit amerikan Matthew Palmer.

Sipas Patozit, “kjo është një arsye më shumë, se përse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë më 30 qershor”.

Por reagimit të Patozit i është përgjigjur gazetari Habjon Hasani.

Ky i fundit, duke bërë ironi, shkruan se, me veprime të tilla, Patozi do të quajë mami Anetën, nënën e kryeministrit Edi Rama.

“Ky Astriti po vazhdoi kështu, vallahi pas ca kohësh edhe teta Anetës do i thërrasë mami”, shkruan me ironi gazetari Habjon Hasani.