Tjetër ‘fatkeqësi’ te Brazili, dëmtohet në miqësore ylli i Barcelonës

Brazili po zhvillon një ndeshje miqësore me Hondurasin në këto momente.

Në minutën 32-të Arthur mbeti i dëmtuar pas një ndërhyrje të ashpër nga Romell Kuioto, i cili u përjashtua me të kuq.

Lojtari i Barcelonës u detyrua të largohet nga fusha e lojës për tu zëvendësuar nga Allan.

Dëmtimi dukej se ishte i rëndë dhe rrezikon për ndeshjet e ardhshme, duke ditur se është afër edhe Kupa Amerika.

Për Brazilin ky është një dëmtim tjetër pas atij të Neymar vetëm pak ditë më parë.