", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Hëngri 9 gola, habit portieri i San Marinos

Rusia shpartalloi 9-0 San Marinon të shtunën, një fitore e pritshme, duke ditur disnivelin mes dy ekipeve, sepse San Marino është kombëtare e përbërë nga futbollistë amatorë, që luajnë për qejf.

Në portë për San Marinon ishte Elia Benedettini, i vetmi futbollist profesionist, sepse është pjesë e Novaras në Serinë C italiane.

Ndonëse pësoi 9 gola, Benedettini kreu edhe shumë pritje dhe ishte si një ndeshje Rusi-Benedettini.

Paraqitja heroike e portierit preku shumë tifozë rusë, që i dërguan qindra mesazhe përgëzuese dhe mbështetëse portierit të pafat, i cili mbeti i shtangur pas ndeshjes, kur pa një mal me mesazhe në Instagram.

Për këtë arsye, Benedettini u dërgoi një mesazh falënderimi gjithë tifozëve rusë.