VIDEO/ Kroacia merr 3 pikët ndaj Uellsit, Modriç e mposhti Balen

Kroacia e ka mposhtur 2-1 Uellsin.

Kroacia ka marrë tri pikë të arta kundër Uellsit, sfidë e vlefshme për Grupin E të kualifikimeve për Euro 2020.

Kroatët triumfuan 2-1 në ndeshjen e tretë kualifikuese për Euro 2020.

James Lawrence me autogol në minutën e 17’ dhe Ivan Perisic në atë të 48’ shënuan për vendasit kurse për Uellsin shënoi David Brooks 77’.

Pas kësaj fitore, Kroacia ka shkuar në kuotën e gjashtë pikëve nga tri takime dhe renditet në pozitën e dytë në Grupin E.