Basha falenderon ndërkombëtarët: Kështu të bashkuar të hedhim hapat final drejt zgjidhjes politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij para popullit të mbledhur në shesh, dërgoi edhe një mesazh falenderimi për ndërkombëtarët, për mbështetjen e tyre në këtë periudhë të vështirë ku po kalon Shqipëria.

“Kështu të bashkuar të hedhim hapat tona final drejt zgjidhjes së krizës politike. Ndaj ju ftoj dhe ju kërkoj që më te njëjtën kurajo dhe vendosmëri që kemi bërë këtë rrugëtim drejt çeljes së prespektivës si gjithë Evropa ta vazhdojmë rrugën tonë të bekuar nga përgjgjegjësia për fëmijët tonë dhe brezat që vijnë për ta bërë Shqipërinë si gjithë Evropa

Ndaj le të konfirmojmë sonte nga ky shtet fuqinë e vërtetë, fuqinë e bashkimit, për të çliruar Shqipërinë dhe për ti kthyer fëmijeve tanë buzëqeshjen ‘Shqipëria si gjithë Evropa’.

Ju ftoj që në kët muzg tani më të bindur se kurrë në forcën e bashkimit tonë, më shpresë se plotë në fitorën që po vjen, ndizeni dritën e Evropës, bëjeni të kushtrojë mesazhin tone “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”

Bashkë do ta hapim derën e Evropës, bashkë do ti kthejnë vlerat tona. Siç e thamë sonte në këtë Bulevard shprese. Zoti e bekoftë shqiptarët. Rama ik”