VIDEO/ Mijëra qytetarë nga Berati drejt Tiranës: Së bashku për të rrëzuar qeverinë e krimit

Qytetarë të Beratit, të organizuar me autobusë apo makina private, janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e tetë mbarëkombëtare të opozitës së bashkuar.

Kryetari i PD-së Berat, Gazmend Azizi ka konfirmuar se janë rreth 700 protestues që po nisen nga PD Berat dhe nga LSI-ja konfirmohet një numër prej rreth 400 protestuesish.

Azizi shprehet se, protestuesit mbështesin rrëzimin e qeverisë së korruptuar për një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.