‘Zgjidhja, largimi i Ramës’, Këlliçi në Syri Tv: ‘Rama e ktheu PS-në në bandë kriminale’

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Denokratike, Belind Këlliçi nga studio e Syri Tv duke komentuar situatën politike në vend, tha se është e pamundur që me Ramën kryeministër vendin të ketë zgjidhje politike,

Këlliçi e ka bërë deklaratën pak orë para se opozita të mbajë protestën e 8 radhazi për largimin e Ramës.

Kreu i FRPD-së, komentoi gjithashtu edhe takimet e fundit të klasës politike në Gjermani, e cila sipas tij është nga kancelaritë që po interesohet më së shumti për të zgjidhur krizën politike në vend.

“Mbështetja popullore për opizitën është konstantet dhe me sondazhet e fundit Edi Rama del në opozitë.

Lidhur me mesazhet e fundit që vijnë nga Berlini, sighurisht që do të ketë një zgjidhje politike.

Këtë javë e gjitha klasa politike siç e keni parë ka zbritur në Berlin, përveç Ramës. Unë mund tju them se ka një vullnet maksimal nga CDU/ CSU për ti dhënë një zgjidhje maksimale krizës politike në Shqipëri.  

Është dashur djegia e mandateve për të ndërgjegjësuar kancelaritë e rëndësishme në Ebropë edhe sidomos në Gjermani.

E kemi nisur që në viti 2014 me dekriminalizimin.

Në fillim kur Basha  shkonte në Gjermani dhe u thoshte se çfarë po ndodhte, nuk e merrni seriozisht, kur u tregonte që binin avionë më drogë, por koha i ka dhënë të drejtë dha ka faktuar të gjitha akuzat e PD-së.

Mjafton fakti që dy nga politikanët më kryesorë të CDU/CSU kanë shprehur shqetësimine tyre për n sistuëtn alarmante ku ndodhet Shqipëria.

Të dy i kanë bërë thirrje palëve që ti hapin rrugë zghidhjes poltike të krizës

Ne nuk mund të ulemi me këtë njeri që e ka kthyer Partinë Socialiste në një bandë kriminale.

Sot në PS bëjnë karrierë banditët

Rilindja nuk ka lidhje me Partinë Socialiste dhe modelin kriminal që po e shtrin në të gjithë Shqpërinë. Pra si mundët Edi Rama të jetë zgjidhja.”

Zgjidhja duhet të jetë një qeveri teknike për ti hapur rrugën negociatave me Bashkimin Evropian.’