Propozimi i Maldinit, Igli Tare sot i jep përgjigjen përfundimtare Milanit

Ditë vendimtare për Milanin.

“Sport Mediaset” raporton se Igli Tare do t’i japë përgjigjen përfundimtare propozimit të Maldinit për të qenë ai drejtori sportiv i kuqezinjve.

Presidenti i Lazios, Claudio Lolito nuk dëshiron të ta largoje Taren nga skuadra e tij, por vetë ish-sulmuesi i Kombëtares kuq e zi ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

Ndërkohë Tare është vlerësuar disa herë si drejtori sportiv më i mirë në Serinë A.