VIDEO+FOTO/ Kosova dominon me rezultat dhe statistika ndaj Malit të Zi

Po luhet në këto momente në Podgoricë ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “Dardanëve” 1-0, me golin e shënuar nga Milot Rashica në minutën e 25-të.

Kosova dominoi si në rezultat, në lojë, por edhe në statistika, që mund t’i shihni në tabelën e mëposhtme.