EKSKLUZIVE/ Shërbimet sekrete të qeverisë gjermane: Përgjimet janë autentike

Burime të sigurta per SYRI.net në Berlin bëjnë me dije se, BND, shërbimi sekret gjerman dhe shërbimi federal i krimit, i kanë konfirmuar zyrtarisht qeverisë federale gjermane se përgjimet e publikuara nga gazeta "Bild" janë autentike dhe se situata e krimit në Shqipëri është më e rëndë se ajo që artikulon opozita shqiptare.

Madje burimet bëjnë me dije se zyrtarët e qeverisë federale kanë shprehur habinë se pse Ministria e Jashtme nuk ka bërë këtë raportim të situatës.

Përgjigjia ka qenë e qartë: “Ne si BND bëjmë raportim korrekt, ministria e Jashtme bën politike”. /Syri.net