Rama e shiti Gjushin?!/ Manjani: Asnjë çudi, të gjithë do ti shesë një e nga një

Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se, kryebashkiaku i Durrësit është qytetar i lirë dhe të përgjigjet para drejtësisë, vjen reagimi i Ylli Manjanit.

Ish ministri i drejtësisë, përmes një postimi në Facebook, shprehet se, kryeministri Rama do ti shesë të gjithë një e nga një.

Postimi i Ylli Manjanit:

E shiti Gjushin?!

Asnjë çudi.

Të gjithë do t'i shesë një e nga një, siç shiti ministrat e brendshëm dhe jo vetëm...
Kur i afrohet rreziku, shet cilindo, për të shpëtuar veten.

Bëjnë mirë ta mësojnë këtë huq të Tij, të gjithë ata që i shërbejnë verbërisht ende...

https://www.syri.net/politike/258473/rama-shet-dakon-nuk-eshte-me-i-joni-te-vihet-para-drejtesise/