Dako heq çdo hamendësim: Kush vjen te unë në Bashki, merr Jo duke e konsideruar Po’

Një debat i fortë po zhvillohet në Opinion ku i ftuar është kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili mohon kategorisht që të ketë folur me Astrit Avdylaj, duke thënë se gjithçka është manipulim.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se si është e mundur që një person që ka dalë nga burgu prej 6 muajsh, të japë urdhra fushate drejtorëve si të ishte kryetar i PS-së.

Gjushi është përgjigjur duke thënë se çfarë ka përfituar ky person, duke lënë të kuptohet se fakti që nuk kanë përfituar gjë nga ai, nuk i kriminalizon ata.

Gjushi është përgjigjur edhe për deputetin Ilir Ndranxhi, për të cilin në përgjime del që ka ndërhyrje për ta bërë deputet.

Sipas Vangjush Dako, Ndraxhi ka qenë i propozuar si deputet në vitin 2013 por nuk ka pranuar. Po kështu është propozuar për kryetar Bashkie në Shijak dhe sërish nuk ka pranuar.

Sipas Gjushit madje ka qenë PS që i është lutur që të kandidojë.

‘Ka qenë një miku im Tonin Aliaj, që më tha në vitin 2017 që Ndranxhi kishte pranuar të bëhej deputet, Dhe unë më pas ia prezantova Edi Ramës’.

Dako tha po ashtu se në Prokurori nuk i kanë përpara asnjë përgjim kur u thirr për të dhënë dëshminë e tij

Por Dako ka habitur jo pak kur gazetari Fevziu i tha se kështu i priste çdokënd në Bashki

“Kushdo që vjen te unë në Bashki merr jo duke duke konsideruar Po”, tha Dako.