‘Hajd se do flasim kur të dal’/ Ja se si gazetarët u kërcënuan në gjyq nga i riu që inskenoi atentatin
Romario Allaraj dhe Arben Veliko, të cilët u arrestuan për inskenimin e ngjarjes së datës 12 maj në aksin Fier-Vlorë pranë Urës së Mifolit, dolën sot prara gjykatës së rrethit Vlorë për tu njohur me masën e sigurisë.
Gjatë seancës Veliko iu drejtua gazetarëve me fjalë të ashpra duke i kërcënuar ata.
“Ua tregoj unë kur të dal. Hë se do flasim”, u është drejtuar ai përfaqësuesve të medias në sallë.
Të rinjtë inskenuan ngjarjen e atentatit ndaj Romario Allaraj me qëllim që ky i fundit të përfitonte azil në një prej vendeve të Bashkimit Evropian
Allaraj dhe Veliko kishin planifikuar gjithçka në detaje. Që nga gjetja e automjetit që do qëllohej me breshëri kallashnikovi deri te personi i cili do kryente atentatin si dhe vendi ku do realizohej e gjithë skena.
Allaraj denoncoi në polici se i ishte bërë atentat, por në fakt Policia zbuloi se gjithçka ishte inskenuar prej tij.
Gjyqtarja Herila Çela vendosi për të dy këta persona masën e arrestit në burg.