VIDEO/ Little Joe: Është ajo gruaja Frankenstein?

Një film i ri i Festivalit të Filmit të Kanës përqendrohet tek një shkencëtare femër që krijon një fabrikë anti-depresive. Por është krejt e padëmshme?

Imagjinoni nëse Frankenstein do të ishte një grua. Kjo është baza për Little Joe, një film i ri që mori pjesë në Festivalin e Filmit të Kanës këtë vit.

Aktorja britanike Emily Beecham mori çmimin e aktores më të mirë në ceremoninë e shpërblimeve të festivalit për rolin e saj e saj të Alice, shkencëtares femër që krijon një bimë të re e cila duhet të luftojë depresionin.

Alice është një shkencëtare e cila krijon një lloj përbindëshi dhe ky përbindëshg është një bimë, një lule e kuqe, shpjegon ajo. Por jo vetëm Alice krijon ehe një tjetër përbindësh që është vajza e saj. Filmi e vendos mëmësinë në 2 prizma kryesore. Në njërin është shkencëtarja dhe në tjetrin është nëna.

Little joe është vetëm një ndër filmat pjesëmarrës në festivalin e Kanës ku edhe Shqipwria u pwrfaqwsua me ‘The Van’, ‘Furgoni’.

Marrë nga: bbc.com-Përgatiti: F.H, Syri.net