U komentua gjatë anglishtja e saj, Jonida Maliqi: E bëra me dëshirë...

Jonida Maliqi dhe kompozitorja që e shoqëroi në këtë rrugëtim, Eriona Rushiti ishin të ftuara ditën e sotme në emisionin 'Trokit' në INtv  për të rrëfyen detajet nga performanca e këngëtares në Tel Aviv, momentet e bukura, provat, por edhe sfidat e vështira.

Gjithashtu ajo nuk kaloi as pjesën që u komentua aq shumë, anglishtja e saj në intervistat e Eurovision.

Jonida e pati një koment edhe për këtë dhe pranoi se askush nuk e vlerësoi siç duhej, por u kapën pas detajeve.

“Unë kam studiuar italisht, por anglishten nuk e kam perfekte, ndaj nuk më prekën aspak ato që u thanë për intervistat që dhashë. Nuk ka kriter në Eurovision që anglishtja duhet të ishte gjuha që do të flisnim, por unë e bëra me dëshirë.” – shtoi ajo.