Meksika i pret me armë në kufi emigrantët, që synojnë SHBA-në

Meksiko City – Ushtarë meksikanë, policë të armatosur dhe zyrtarë të emigracionit bllokuan një karvan prej qindra emigrantësh , pasi ata kaluan kufirin nga Guatemala dhe po i drejtoheshin Meksikës jugore të mërkurën. Ata ndaluan disa dhjetëra prej tyre, siç tha një dëshmitar nga një grup që mbështeste emigrantët.

Reagimi i Meksikës në qytetin kufitar Metapa, që përfshinte disa dhjetëra ushtarë, shënoi një ashpërsim të përpjekjeve të qeverisë për të frenuar rrjedhën e emigrantëve kryesisht të Amerikës qendrore, tha Salva Cruz, një koordinatore .

“Kaq shumë marinarë dhe policë ushtarakë, kjo, po, është gjë e re” tha Cruz në WhatsApp nga Metapa, në shtetin kufitar jugor Chiapas, ku shumica dërrmuese e emigrantëve nga Amerika Qëndrore hyjnë në Meksikë. Shumë prej tyre janë azilkërkues, që i ikin dhunë dhe varfërisë në Honduras, Guatemala dhe El Salvador.

Operacioni në Chiapas koincidoi me një takim të zyrtarëve meksikanë dhe amerikanë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën për të bërë një marrëveshje që të shmangte tarifat e e rënda mbi Meksikën me të cilat Presidenti Donald Trump kërcënoi një javë më parë.

Trump kërcënoi me tarifat si hakmarrje për atë që ai e konsideroi dështim të Meksikës për të ndaluar emigrantët nga Amerika qendrore për të shkuar drejt kufirit amerikan./SYRI.NET