", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Momenti i dëmtimit të Neymarit, ndërhyrja që e la jashtë Kupës së Amerikës

Neymari do të mungojë në turneun e Kupës së Amerikës që zhvillohet këtë verë.

Braziliani pësoi një lëndim në kyçin e këmbës së djathtë duke këputur ligamentin që e detyroi atë të largohet me lot në sy nga fusha e blertë.

Neymar pasi u detyrua të largohet me këmbë të fashuar në duelin miqësor mes Brazilit dhe Katarit ku “Selecao-t” e fituan me rezultatin 2-0, shkruan SYRI.net.

Në minutën e 21’ ishte mbrojtësi Assim Omer Madibo i cili bëri një ndërhyrje të ashpër në këmbën e djathtë të Neymarit.

Stafi mjekësor i Brazilit ka konfirmuar se Neymar nuk ka kohë të mjaftueshme për tu rikthyer në turneun e Kupës së Amerikës.