FOTO/ Këto 4 gra pëlqejnë të zhvishen, kudo...

A frikësoheni nga mendimi i të parit të vetes nudo nën një dritë të fortë?

Epo nuk jeni vetëm.

Gjysma e grave frikësohen duke u zhveshur në shtëpinë e tyre, ka zbuluar një sondazh i ri. Po sikur zhveshja të ishte më e rehatshme se veshja e rrobave?

Janë këto 4 gra të cilat na tregojnë se e vetmja gjë që preferojnë është trupi i tyre pse jo pa rroba.

Modelja dhe prezantuesja Janice Bryant thotë se ajo e do trupin e saj më shumë se kurrë. Janice, 59 vjeçe, nga St Ives, Cambs, pranon se të jesh lakuriq është shumë më e lehtë sesa të përpiqesh të gjesh rroba të bukura për gratë e moshës e saj.

Ajo tha:

"Gjithmonë jam ndjerë rehat, pa rroba, dhe kjo vjen nga mamaja ime. Ajo kishte një familje shumë të ndrydhur dhe kjo ka ndikuar tek unë.

Që atëherë, nëna ime u betua se nuk do të fshihte lakuriqësinë e saj nën dritën e fikur.

Kështu që ajo shpesh dilte e zhveshur para meje dhe vëllait tim, ndaj kjo ka ndikur edhe tek vetë Bryant e cila e ka të parapëlqyer lakuriqësinë.

Ajo bën lakuriq banjo dielli në pishinën e shtëpisë dhe nuk e ka problem që fëmijët e fqinjëve janë duke e përgjuar sepse me siguri tani ata nuk e kuptojnë këtë gjë.

Një rast tjetër është edhe nga mentorja e pozitivitetit Emily Blake e cila pëlqen të festojë bukurinë e trupit të saj dhe njëkohësisht krenohet me linjat e saj edhe kur është e zhveshur.

Emily, 29 vjeç, nga Norwich tha: ‘Më pëlqen të enden nëpër shtëpi lakuriq dhe të shoh se si format e mia duken nga kënde të ndryshme’.

Konsulentja e punës, Charlie Stevenson preferon të rrijë zhveshur sepse njerëzit e gjykojnë atë me rroba. Charlie, 27 vjeç, nga Stoke-on-Trent, e angazhuar në mbrojtjen e shëndetit dhe në sigurinë e jetës shprehet se lakuriqësia e ka ndihmuar edhe të luftojë depresionin apo rëniet e saj të humorit dhe pesimizmin.

Performuesja e cirkut, Maria Antonia Stavrou, nga Cricklewood, North West London, pëlqen të zhvishet. 30-vjeçarja, e cila është e martuar me trajnerin personal, Ash Edelman, 29 vjeç, beson se ka shumë presion mbi të rinjtë që gjithmonë të vishen ‘në mënyrën e duhur’.

'Unë jam në habitatin tim kur jam lakuriq. Unë kam qenë në restorante të zhveshura në Londër dhe më pëlqen të vizitoj plazhet nudiste. Ka një liman të vogël pranë Penzance në Cornwall ku unë pëlqej të zbres e zhveshur’, tregon ajo.

Marrë nga: thesun.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net