Kërcënimet ndaj gazetarëve/ Manjani i tregon Kushtetutën Ramës: Media nuk mund të censurohet

Pas publikimit të përgjimeve për dosjen 339/1 nga ana e gazetës gjermane “Bild”, ka reaguar Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Në një urdhër të firmosur nga dy prokurorët e dosjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, u ndalohet të gjitha mediave publikimin e këtyre përgjimeve.

Lidhur me urdhrin e çuditshëm të Krimeve të Rënda, ka reaguar edhe Ylli Manjani.

Ish-ministri i drejtësisë publikon nenin 22 të Kushtetutës, sipas të cilit “media nuk censurohet”.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Kot sa për informacion ligjor.

Ky është neni 22 i Kushtetutës. I të njëjtës Kushtetutë që i referohet Kryeministri këto kohë, kur bie fjala për të shtyrë zgjedhjet.

Por në rastin e lirisë së shprehjes formulimi kushtetues është i rreptë, i qartë dhe i prerë.

"Media nuk mund të censurohet paraprakisht"...

Pra atë urdhërin për censurë, prokurorët bëjnë mirë ta rishohin sipas Kushtetutës së shtetit e jo të pushtetit...