VIDEO/ Gazetarja e pyet për përgjimet e 'Bild', ja reagimi i Ramës

Kryeministri Edi Rama u shfaq në Korçë pas publikimit të audiopërgjimeve të gazetës gjermane “Bild”, që zbulojnë skemën mafioze të lidhjes së grupit të Avdylajve me Bashkinë e Durrësit dhe të Shijakut.

Ai ishte në fshatin Floq, pesë ditë pas tërmetit që la të pastrehë qindra banorë.

Por i pyetur nga gazetarët në lidhje me pëprgjimet e publikuara sot, kreu i qeverisë zgjodhi ti shpëtonte me një buzëqeshje dhe një mirupfashim.

Lidhur me përgjigjen e shefit të qeverisë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.

“Pyetjes se gazetares për publikimet e Bild i përgjigjet me “mirupafshim”! Gjykojeni vet gjendjen e tij!”, shkruan ish kryeministri Berisha në reagimin e tij.