Artikulli i 'Bild'/ Gazetari Peter Tiede ironizon Arta Markun: Faleminderit që vërtetuat përgjimet tona

Gazetari  i gjermanes “Bild”, Peter Tiede, i cili bëri publik përgjime të shumta mes Astrit Avdylaj, kreu i një klani kriminal dhe drejtuesve të lartë të PS-së  ku u përmendën Vangjush Dako dhe kryeministri Edi Rama, ka reaguar për herë të dytë sot në llogarinë e tij në FB.

Në postimin e dytë me mjaft ironi ai ka falenderuar zyrën e Prokurores së përgjithshme e cila me deklaratën e saj për nisjen e hetimit për nxjerrjen e sekretit hetimor, thjesht ka konfirmuar vërtetësinë e përgjimeve.

Postimi i plotë:

Për shkak se Shqipëria është përmbysur përsëri për shkak të një artikull timin dhe shpirtrat e këqinj të qeverisë po përpiqen të më nxjerrin gënjeshtar, unë i jam veçanërisht mirënjohës Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila, konfirmon qartë vërtetësinë e përmbajtjes së regjistrimeve të përgjimit, të cilat i kemi bërë publike sot.

Zyra në fjalë paralajmëron të bëhet kujdes në publikimin e përgjimeve (regjistrimeve audio), pasi bëhet fjalë për materiale nën hetim dhe të Prokurorisë.