", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Alex Rodriguez kishte parandjenja që para 21 vitesh që do lidhej më JLo

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez cilësohen si një nga çiftet më të bukura të showbiz-it dhe duket se ata kanë qenë të destinuar për të qenë me njëri-tjetrin.

Së fundmi Alex ka publikuar një video të tijën të xhiruar në vitin 1998, në të cilën ai tregon se Jennifer është vajza e ëndrrave të tij.

Në atë kohë ai ka qenë 23 vjeç dhe pjesë e skuadrës së bejsbollit “New York Yankees”.

Në videon e publikuar dëgjohet teksa një intervistues e pyet si do të ishte takimi romantik i ëndrrave të Alex Rodriguez.

Pa asnjë hezitim ai është përgjigjur: “Jennifer Lopez, shpresoj që ju të më mundësoni një takim me të”. Përkrah videos Alex ka shkruar me shaka: “Kisha një ndjenjë”.

View this post on Instagram

I just had a feeling ???? @kevinmillar15 @crose127 @jlo #repost @mlbnetwork @arod always knew, @jlo #IntentionalTalk

A post shared by Alex Rodriguez (@arod) on