Juventusi arrin marrëveshjen e transferimit, sulmuesit i ofrohet kontrata 5-vjeçare

Federico Chiesa ka arritur marrëveshjen me Juventusin.

Sipas gazetarit të njohur të Sky Sport, Gianluca Di Marzio sulmuesit të Fiorentinës i është premtuar një kontratë 5-vjeçare nga e cila do të përfitojë 5 milionë euro në sezon, shkruan SYRI.net.

Kampionët e Italisë, me sa duket, kanë fituar garën me Interin, pasi edhe zikaltrit kishin shfaqur interes për Chiesan. Mendohet se kartoni i sulmuesit do t’i kushtojë Juventusit gati 70 milionë euro.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo marrëveshje do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim.bv Federico Chiesa është pjesë e Fiorentinës prej viti 2016 dhe në total ai numëron 122 paraqitje, teksa ka arritur të shënojë 22 gola.