'Tao Balla për negociatat...Kaos llogjik i paparë'

Nga Ylli Manjani.

Ç'llogjikë! Taulant Balla, duke folur për DW, konkludon se negociatat do të hapen këtë vit. Por këtë konkluzion, po Taulanti, e bazon në ngjarje që nuk kanë ndodhur ende.

Së pari, Taulanti thotë që "Qeveria Gjermane ende nuk ka një opinion zyrtar për çështjen e negociatave". Atëhere nga e merr sigurinë Tao që negociatat do hapen, kur qeveria Gjermane ende se di këtë gjë?!

Së dyti, po Taulanti thotë se " deputetët gjermanë të CDU/CSU kanë opinione të ndryshme.." . Me të njëjtën logjikë, mbetet e njëtja pyetje: nga i vjen siguria Taos, kur edhe Parlamenti Gjerman është i pavendosur?!

Së treti, vendimi nëse hapen ose jo negociatat e Shqipërisë me BE e merr Parlamenti dhe jo qeveria Gjermane. Kështu ka qenë që prej vitit 2009. Por këtë nuk e thotë Taulanti. Por, një të vërtetë ama e pranon që negociatat nuk na qenkan hapur siç thanë vjet dhe, tani në qershor siç premtuan nuk i hapën dot. Besoj kur të kenë marrë pa zgjedhje demokratike 61 bashkitë, Europa do ta ketë më "të thjeshtë" t/ua çelë negociatat... Kaos llogjik i paparë!