Publikimi i pergjimeve, Braimllari: Legjitim çdo veprim qytetar kundër Edi Ramës dhe sistemit të tij

Sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllari, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social facebook pas publikimit të përgjimeve nga media më e madhe në Gjermani.

“Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime, buroi nga deformimi i votës nëpërmjet strukturave kriminale”, shkruan ai.

Ja postimi tij i plotë:

Përgjimet zyrtare të prokurorisë vertetuan se si Edi Rama nëpërmjet strukturave të krimit të organizuar shantazhon, dhunon dhe deformon votën e qytetareve. 

Qeveria e Edi Ramës është ilegjitime, buroi nga deformimi i votës nëpërmjet strukturave kriminale.

Edi Rama është i marrë peng nga krimi i organizuar dhe sot Shqiperia drejtohet nga një ushtar i krimit.

Deputetë, kryetarë bashkie, kryetarët e partisë, drejtorët, punonjës të administratës, janë të emëruar nga strukturat kriminale dhe kjo e vertetuar nga përgjimet zyrtare të prokurorisë.

Sot qytetarët, janë të vendosur të godasin sistemin kriminal me të cilin Edi Rama po drejton vendin. 

Qeveria ilegjitime e Edi Ramës, lidhja e tij me krimin e organizuar, legjitimon çdo veprim qytetar kundër Edi Ramës dhe sistemit të tij.